T-Mobile Makedonija AD Skopje gjatë procesit të furnizimeve niset nga rregullat ligjore dhe të brendshme me të cilat rregullohen mënyrat dhe procedurat e kryerjes së furnizimeve të produkteve dhe shërbimeve.
T-Mobile Makedonija AD Skopje e kryen procesin e furnizimeve në mënyrë transparente, me qëllim që të zgjedh furnitorin më të volitshëm për lëndën e furnizimit nga aspekti i çmimit, afateve dhe vendit të dorëzimit, kualitetit të produkteve dhe shërbimeve.
Që ti arrijë qëllimet e lartpërmendura, T-Mobile Makedonija AD Skopje implementon ndryshimet dhe funksionet si më poshtë:
- Shpallja e tenderit mundëson zgjedhjen më të lehtë të furnitorit më të volitshëm për Kompaninë;
- Procesi i standardizuar i kontratave me furnitorët dhe kërkesat për oferta, dokumentet standarde dhe përpunimi i tyre me ndihmën e zgjidhjes informatike të integruar jep stabilitet në relacionin ndërmjet furnitorëve dhe shfrytëzuesve;
- Me zbatimin e sistemit të kualifikimit për furnitorë, Kompania do të mbajë kontakte me furrrnitorë të zgjedhur dhe në këtë mënyrë do të arrihen kushte më të përshtatshme kontraktuese, si për T-Mobile Makedonija AD Skopje ashtu edhe për furnitorët.