• Shfrytëzues privat
  • Shfrytëzues afarist
  • T-Home

Risi! E-llogari nga T-Mobile!

Llogaria juaj në portalin T-Mobile Im, 24/7

Me shërbimin e ri Llogaria elektronike fitoni online qasje deri te të gjitha informatat për llogarinë tuaj, në portalin T-Mobile Im. Llogaria elektronike është në dispozicion në pdf format në çdo kohë, gjatë së cilës fitoni qasje të shpejtë në kontrollën dhe përcjelljen e shpenzimeve nga shtëpia apo puna, me mundësi që menjëherë ta paguani online.

Me shërbimin Llogaria elektronike i fitoni këto favore:

  • 24/7 orë qasje deri te llogaria,
  • përcjellje elektronike të shpenzimeve,
  • informacion mbi disponibilitetin e e-llogarisë në postën tuaj elektronike,
  • mbrojtje të mjedisit jetësor,
  • kursim të kohës.

Gjithçka që duhet të bëni për të shfrytëzuar Llogarinë elektronike është të aktivizoni shërbimin, duke dhënë pëlqim që ti shikoni faturat e tuaja mujore online, në portalin T-Mobile Im dhe ti zëvendësoni faturat e letrës me ato elektronike.

Shërbimin mund ta aktivizoni në njërën prej këtyre mënyrave:

  • nëpërmjet T-Mobile Im: https://my.t-mobile.mk,
  • duke dërguar SMS falas me përmbajtje “e-smetka START”, në numrin 1461,
  • me thirrje falas në automatin folës 122 dhe 1235,
  • duke nënshkruar Pëlqim për llogari elektronike në njërin prej dyqaneve tona.

Me aktivizimin e shërbimit E-llogaria, më tej nuk do të pranoni fatura në formë të letrës, me çka jipni kontribut personal në mbrojtjen e mjedisit jetësor. Llogaria është në dispozicion në çdo çast në portalin T-Mobile Im, në menynë Llogaria elektronike https://my.t-mobile.mk

Aktivizoni e-llogarinë dhe shiko faturën tuaj mujore në pdf format, ashtu siç e pranoni me postë. Ta mbrojme së bashku mjedisin jetësor!

Kushtet për shfrytëzimin e Llogarisë elektronike

  • Pajtohem që faturat mujore për shfrytëzimin e shërbimeve tuaja, të mos mi dërgoni në formë të printuar me postë. Jam i informuar se kam qasje në faturat me anë të veb qasjes në T-Mobile Im. Nëqoftëse kam nevojë për faturë në formë të printuar, pajtohem që do t’ju drejtohem njërës nga dyqanet tuaja të shitjes.
  • Me këtë pajtim T-Mobile Maqedonia AD Shkup obligohet që do ta vendosë faturën në internet faqen e saj në pjesën T-Mobile Im, kurse parapaguesi obligohet ta kontrollojë dhe ta respektojë afatin e pagesës.